Në 24 orët e fundit pas kryerjes së 3375 testeve, vetëm 8 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: nga dy raste në Tiranë, Kuçovë, nga një rast në Shkodër, Durrës, Lezhë, Has.
Në 24 orët e fundit, njoftohet se nuk e ka fituar dot betejën me Covid-19 një qytetar 73 vjeç nga Tirana.
Ndërkohë situata në spitalet po përmirësohet pasi po marrin trajtim spitalor 19 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive dhe asnjë i intubuar.
Aktualisht janë 136 raste aktive në vend. Në 24 orët e fundit janë shëruar 14 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,879 që nga fillimi i epidemisë.