Një ilaç eksperimental kundër kancerit që rrjedh nga një bimë helmuese mund të ndalojë Covid-19 shprehen shkencëtarët.
Shkencëtarët e Universitetit Nottingham pretendojnë se thapsigargin duhet të jetë efektive kundër koronavirusit dhe viruseve të tjera që shkaktojnë ftohje.
Ilaçi që merret nga bima e thapsisë ‘karrota vdekjeprurëse’ e cila është vdekjeprurëse për bagëtinë dhe delet dhe gjendet në Mesdheun perëndimor, po jep prova se mund të jetë një kurë e mirë kundër kancerit të prostatës.
Por studiuesit kanë zbuluar se ky ilaç mund të jetë në gjendje të ndalojë infeksionin SARS-CoV-2, i cili shkakton Covid.
Provat gjithashtu zbuluan se ilaçi, të cilin njerëzit do kenë mundësi ta marrin si pilulë nëse provohet se funksionon, ishte efektiv kundër koronavirusëve që shkaktojnë ftohjen e zakonshme, si dhe virusit sincital të frymëmarrjes (RSV) dhe gripit.
Studiuesit besojnë se efekti i këtij ilaçi kundër një sërë virusesh të frymëmarrjes mund ta bëjë atë veçanërisht të dobishëm në pandeminë e koronavirusit.
Në vend që të synojë koronavirusin specifikisht, antivirali mund të përdoret për të penguar zhvillimin e një vargu virusesh që shkaktojnë simptoma të ngjashme.
Kjo zbatueshmëri e gjerë mund të bëjë që ilaçi të jetë efektiv kundër pandemive të ardhshme si për shembull ‘Sëmundjes X’, sipas studiuesve.
Profesori Kin-Chow Chang, një nga studiuesit kryesorë, u shpreh se duhen më shumë testime për të qenë të qartë sepse ende nuk ekzistojnë prova se ky ilaç do funksionojë tek njerëzit. Ndër të tjera ai shtoi se ky ilaç duhet parë me prioritet sepse mund të jetë një trajtim i mirë antiviral kundër Covidit dhe gripit.