Francesco Bagnaia ishte vetëm 12 vjeç kur Valentino Rossi fitonte titullin e tij të fundit në vitin 2009, ndërsa këtë të diel ai ka triumfuar në MotoGP duke rikthyer titullin në Itali me motorin Ducati.
Ndërsa për një pilot italian u deshën 13 vite që të fitojë në MotoGP, për motorin Ducati triumfi i fundit ka ndodhur 15 vite më parë, kur motori drejtohej në atë kohë nga Stoner.
Ndërkohë, kanë kaluar 50 vjet që nga koha kur një pilot italian fitonte me motor italian.