Italiani Vincenzo del Monaco do jetë përfaqësuesi i ri i OSBE-së në zyrën e saj në Tiranë.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë përfaqësia e OSBE-së në kryeqytetin shqiptar nëpërmjet një postimi në Tëitter.
“Shumë fat ambasadorit italian Vincenzo Del Monaco, i sapoemëruar si shefi i prezencës së OSCE në Shqipëri. Italia ju uron suksese në sfidën tuaj të re, për të mirën e agjendës së reformave të qeverisë shqiptare dhe popullit shqiptar.” – thuhet në mesazh.
Del Monaco do zëvendësojë në këtë pozicion gjermanin Borchardt, i larguar para pak kohësh pas përfundimit të mandatit. Ai ka qenë më herët ambasador i Italisë në Armeni.