Kjo është historia prekëse e një çifti nga Kalifornia të cilët fatkeqësisht humbën jetën nga koronavirusi, 11 ditë larg njëri-tjetrit.
Keith dhe Gwendolyn Robinson u njohën në gjimnaz ku u bën dhe shokë të ngushtë. Më pas ata ranë në dashuri e në moshën 35-vjeçare u martuan.
Djali i tyre Adams, tregon për CNN një histori të rrallë dashurie për prindërit e tyre. Ai thotë se ata bënin gjithçka bashkë dhe nuk pranonin kurrë të ndaheshin.
“Kjo është historia e dy zogjve të dashuruar. Ata më treguan mua si të dashuroj dhe si të përkujdesem për të njerëzit e dashur”, thotë Adams.
Keith, 62 vjeç ishte një shofer kamioni për kompaninë UPS. Ai ishte i pari që shfaqi simptoma të koronavirusit, por duke qenë se ishte me diabet, Keith mendoi se ishin thjeshtë simptomat e sëmundjes së tij.
Por një javë më vonë, Gwendolyn, 60 vjeçe, shfaqi simptoma të koronavirusit por akoma më të rënda se bashkëshorti i saj. Gjendja e saj u përkeqësua më shpejt pasi ajo vuante nga astma dhe prej një viti kurohej për një lloj kanceri në gjak ku mjekët i kishin planifikuar dhe seanca kimioterapie.
Dy ditë pas bashkëshortit u shtrua dhe Gwendolyn ku vetëm 4 ditë më pas, fatkeqësisht ajo ndërroi jetë teksa fliste në telefon me kamera me nipërit dhe djalin e saj, Adams.
Pikëllimi i bashkëshortit ishte shumë i madh, i cili deri tani kishte rezistuar deri më tani, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua shumë. 11 ditë pas bashkëshortes, ndërroi jetë dhe Keith.
Ceremonia mortore e çiftit do të zhvillohet në Vallejo, Kaliforni më datë 12 gusht.