Qindra të apasionuar pas sportit të skive, por jo vetëm, janë mbledhur në një resort skish në Sochi të Rusisë për të marrë pjesë në festivalin e përvitshëm të karnavaleve “BoogelËoogel”.
Pjesëmarrësit duhet të sfidojnë temperaturat ende të ulët në Sochi dhe të bëjnë një slalom në borë, vetëm me rroba banje.
Eventi i përvitshëm nisi të mërkurën në resortin Rosa Khutor dhe do të zgjasë deri ditën e dielë.
Karnavalet e “BoogelWoogel” hynë në librin e rekordeve Guinness në vitin 2018, pasi 2000 skiatorë zbritën kodrën të veshur me rroba banje.