Elon Musk, themeluesi multimiliarder i Tesla Inc., ka nisur një sulm publik ndaj zëvendëspresidentes së SHBA-së, Kamala Harris, e cila po garon për zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Musk kritikoi në X Harris, duke e etiketuar atë si “komuniste”.
Në postimin e tij, Musk tha: “Kamala është fjalë për fjalë një komuniste. Ajo nuk dëshiron thjesht mundësi të barabarta, por rezultate të barabarta”.
Megjithatë, shumë njerëz nuk u pajtuan me mendimin e Musk, duke u kundërpërgjigjur në postimin e tij. “Kur do të ndaloni së përdoruri fjalët komunizëm dhe socializëm për të përshkruar fenomene në shoqëri që nuk kanë lidhje me këtë koncept?”; “Kjo deklaratë nuk është e saktë. Kamala Harris është anëtare e Partisë Demokratike dhe nuk ka shprehur mbështetje për ideologjinë komuniste”, ishin disa nga komentet e bëra.