Tornato Fusha, 20 vjeç dhe Bajram Cerkoja, 24 vjeç, janë shpallur zyrtarisht në kërkim nga Policia e Shkodrës, për atentatin e dështuar ndaj Alban Bruçit, mbrëmjen e së enjtes.
Në një njoftim për mediat, policia thotë se ka mundur të zbardhë dhe dokumentojë me prova ligjore këtë ngjarje, e cila ndodhi në lagjen Rus të qytetit të Shkodrës.
Kështu, policia thotë se ka rezultuar që para 2 vitesh, Bruçaj është konfliktuar për motive të dobëta me një prej autorëve të dyshuar, 20-vjeçarin Fusha. Ky konflikt dyshohet të jetë dhe motivi pse Tornato Fusha dhe Bajram Cerkoja qëlluan me armë zjarri mbrëmjen 25 Gushtit automjetin që drejtohej nga Alban Bruçi.
Nga ana e policisë vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e dy autorëve të dyshuar, të cilët do të përballen me akuzat “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, si dhe “Prishja e qetësisë publike”.