Rituali i pirjes së kafesë është tashmë një pjesë e pandarë e rutinës së përditshme. Por pas këtij lajmi, me siguri do të vazhdoni të pini edhe më shumë kafe.
Studimet e fundit kanë treguar se ka edhe disa përfitime afatgjatë në shëndetin tonë.
Konsumimi i sasive të moderuara të kafesë mund të ulë rrezikun nga vdekja e hershme me 31%. Kërkuesit vunë re sa në 170.000 britanikë që morën pjesë në studim, ata që konsumojnë dy filxhanë kafe në ditë kanë 16-215 më pak gjasa për të vdekur se sa ata që nuk pinë kafe.
Një ekip nga Universiteti Jugor i Mjekësisë në Guangzhou, Kinë kontrolluan të dhënat e UK Biobank në një hark kohor që shtrihej deri në 7 vite, për grupin pa sëmundje zemre apo kancer. Ata arritën në përfundimin që konsumatorët e moderuar të kafesë, (1-3 filxhanë në ditë) kanë risk më të ulët për vdekje të hershme, kancer apo sëmundje të zemrës.
Pjesa interesante ishte se ata që pinë kafe pa sheqer kanë 29% më pak mundësi për të vdekur se sa jo-konsumatorët. Ndërkohë, ata që shtojnë ndonjë lugë sheqer, mundësia rritet në 31%. Ky kërkim i bashkëngjitet një studimi të publikuar në muajin Mars që provonte se kafeja sillte përfitime për shëndetin e zemrës.