Jo larg bregdetit jugor të Nova Skocisë, Kanada, ekziston një ishull 57 hektarë i quajtur Oak, te i cili janë të fiksuar shumë gjuetarë thesaresh.
Ekzistojnë teori të shumta që ky ishull i vogël fsheh objekte misterioze, e gjithashtu një thesar, dhe kërkuesit përgjithësisht orientohen në një pjesë të ishullit të quajtur Money Pit, Nolan Crag dhe Beach Cave Beach.
Historia fillon qysh në vitin 1795 kur adoleshenti Daniel McGinnis pa dritat e çuditshme në ishull. Duke eksploruar dritat, ai hasi në një tip kantieri në pyll me një vrimë të thellë në qendër, me një lloj vinçi pranë tij. Ai shpejt u kthye me dy shokë, John Smith dhe Anthony Vaughn, me të cilët filloi të gërmonte duke ndjekur legjendën e një thesari piratësh të fshehur në ishull.
Vetëm një metër nën tokë, ata hasën në një pllakë guri. Ata e hoqën dhe gërmuan më tej, dhe pas tre metrash hasën në një dërrasë prej druri, e cila i nxiti ata të hetojnë më tej.
Pas rreth dhjetë metrash, megjithatë, ata hoqën dorë dhe u kthyen në shtëpi me duar të zbrazëta.
Tetë vjet më vonë, kërkimi i tyre u vazhdua nga një grup i quajtur Onslow Companiy. Ata gjithashtu hasën një pengesë prej druri çdo tre metra, dhe në një thellësi prej 27 metrash gjetën një gur të mbuluar me simbole të pazakonta, por shumë shpejt ata hoqën dorë nga ndjekja e mëtejshme.
Përpjekjet më të pasuksesshme pasuan, të cilat vazhduan deri në vitet ’60. Deri në vitin 1967, vrima ishte gërmuar në një thellësi prej 72 metrash. Ata futën aty një aparat fotografik që thuhet se fiksoi gjuajti kocka njerëzore, arka druri dhe mjete, por për shkak të cilësisë së dobët të regjistrimit, zbulimi nuk u konfirmua kurrë.
Gjuetarët më të fundit të thesareve janë vëllezërit Rick dhe Marty Lagina nga Michigan, kërkimi i të cilave edhe po xhirohet si një dokumentar nën titullin “The Oak Island Curse”, që adreson gjuetitë e thesareve historike dhe përdorimin e teknologjisë moderne për të gërmuar më tej.
Teoritë rreth asaj që fshihet në ishull janë të larmishme. Disa besojnë se vrima nuk është gjë tjetër veçse një fenomen natyror, ndërsa të tjerët janë të bindur se fsheh një thesar të groposur nga pirati i famshëm Kapiten Kidd. Teori të tjera tregojnë për perlat e zhdukur të Mary Antonaetta, dorëshkrimet e Shekspirit dhe artifaktet masonike.
Derisa të zbulohet thesari i pretenduar, Ishulli Oak do të mbetet një nga vendet më misterioze në botë.