Një lëkundje sizmike është regjistruar në vendin tonë mbrëmjen e së hënës.
Sipas IGJEUM, epiqendra e tërmetit ishte në Derven të Fushë Krujë në një thellësi prej 34 km.
Lëkundja ka qenë me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter.
Tërmeti ka qenë i lehtë dhe nuk ka shkaktuar panik te banorët.