Bota Një luftë SHBA-Rusi? Skenari: Europa do zhdukej e para

Një luftë SHBA-Rusi? Skenari: Europa do zhdukej e para

Kërkuesit shkencorë kanë realizuar një simulim të një lufte të mundshme SHBA-Rusi dhe kanë treguar rezultatin e tmerrshëm të saj.

Simulimi, i bazuar në të dhëna reale të fuqisë bërthamore të këtyre shteteve dhe shënjestrave që ata kanë, parashikon se brenda disa orësh do të vdisnin 34,1 milionë persona. Ndërsa numri i të plagosurve do të ishte 55,9 milionë.

Këto shifra nuk përfshijnë personat që do të vdisnin si pasojë e efekteve nukleare të mëpasshme.

Në 3 orët e para, Evropa do të shkatërrohej dhe do të vdisnin rreth 2,6 milionë persona. 90 minutat në vazhdim do të mbulonin qiellin e qyteteve kryesore amerikane dhe ruse me 5-10 bomba bërthamore secilën, duke shkaktuar 88,7 milionë viktima të tjera.

Shtetet që do të shpëtonin pasi nuk janë shënjestër e bombardimit bërthamor janë vendet afrikane dhe Australia.

Videoja 4-minutëshe është realizuar nga eksperti i inxhinierisë dhe punëve të jashtme Alex Glaser, i Universitetit të Prinstonit.