Eliminimi i një luge çaji kripë në ditë nga dieta juaj punon kundër hipertensionit po aq sa ilaçet dhe gjithashtu te njerëzit që tashmë janë nën mjekim për presionin e lartë të gjakut.
Kështu thuhet nga një studim i ri amerikan i publikuar në JAMA, i cili analizoi një grup prej afërsisht 250 personash nga mosha 50 deri në 75 vjeç.
Shkencëtarët zgjodhën një grup të përbërë pikërisht për të verifikuar efektin e një reduktimi të thjeshtë të natriumit në dietë.
Mes vullnetarëve kishte persona hipertensionistë që nuk merrnin ilaçe, të tjerë nën terapi farmakologjike si dhe të tjerë të cilët nuk ishin ende kishin probleme me tensionin, ndërsa për disa presioni i gjakut mbeti jonormal edhe me mjekime.
Vullnetarët ndoqën një dietë me natrium të lartë dhe një dietë të ulët çdo javë, me qëllim që të konsumonin jo më shumë se 500 mg kripë në ditë.
Vetëm një lugë çaji kripë përmban 2 300 mg.
”Ajo që kemi vërejtur është një reduktim i presionit të gjakut tek të gjithë hipertensionistët që kanë arritur të eliminojnë një lugë çaji kripë në ditë pavarësisht nëse kanë marrë ilaçe apo jo”, deklaroi autorja kryesore e studimit, Norrina Allen e Universitetit të Northwesternit.
Ky është i pari hetim për të demonstruar se edhe pacientët tashmë të trajtuar mund të kenë një ulje të mëtejshme të vlerave të presionit të gjakut duke vepruar në sasinë e kripës së marrë.
”Gjatë ditëve të dietës me pak natrium presioni i gjakut u ul mesatarisht me 6 mm merkur, një shifër e krahasueshme me atë të marrë nga ilaçet”, specifikoi Allen.