Faqja ‘Monuments of Albania’ ka ofruar atë që konsiderohet unikale në trashëgiminë antike në Shqipëri, një teatër në fushë të hapur.
“Teatri antik i Hadrianopolit, i vetmi në Ballkan, i ndërtuar në fushë të hapur
Hadrianopoli” në fshatin Sofratik të Dropullit të Poshtëm (Monument Kulture, Kategoria I).
Teatri ka diametër 50 m dhe kapacitet përafërsisht 4000 vetë.
Ai përbën shembullin e vetëm në Ballkan të një teatri të ndërtuar në fushë të hapur. Teatri i Hadrianopolit mendohet të jetë ndërtuar nga perandori Hadrian (117-138 pas Krishtit).
Gërmimet arkeologjike japin elemente të rëndësishme për identifikimin e këtij siti me qytetin e Hadrianopolis, qytet i ndërtuar nga Hadriani për kontrollin e kësaj lugine të begatë.
Teatri ka formë planimetrike gjysëm elipsi.
Muret e jashtme janë 90 cm të gjera të përforcuara me kontraforte. Teatri përbëhet nga skena, orkestra, shkallarja e mbeshtetur në mbushje dheu e të përforcuar me tre mure perimetrale të tërthortë”, shkruan kjo faqe.
E megjithatë, kur është fjala për atraksionet e Gjirokastrës, ky monument i rrallë pak promovohet apo vizitohet.