Sport Një nga protagonistët e humbjes ndaj Milan, Kristjan Asllani “ngel” në klasë...

Një nga protagonistët e humbjes ndaj Milan, Kristjan Asllani “ngel” në klasë tek Interi

Kristjan Asllani ngel në klasë, pas disfatës së Interit në derbin përballë Milanit. Mesfushori kuqezi u vlerësua me notë negative nga mediat italiane, për paraqitjen e bërë në finalen e humbur të Superkupës.

I aktivizuar në minutën e 35-të, në vend të të dëmtuarit Çalhanoglu, ai ishte protagonist negativ në dy prej golave të Milanit.

Fillimisht Asllani humbi topin, nga i cili erdhi goditja e dënimit për golin e parë të Djallit, ndërsa në të 93-ën kompletoi paraqitjen zhgënjyese, duke mos mbuluar Leaon, që dha asistin te Abraham për golin e fitores 3 me 2 të Milanit.

Sipas opinionistëve në Itali, sa herë që Asllani luan, Interi humbet terren në mesfushë dhe rivalët krijojnë tepër raste për gol.