Një planet që i ngjan Tokës dhe mund të ketë jetë aliene. NASA ka shpërndarë foto të një planeti si Toka që ka shumë karakteristika të nevojshme për të garantuar jetën. Planeti Proxima b, në sistemin e afërt Proxima Centauri, është zbuluar si një kandidat që mund të jetë strehë për jetën që njohim ne.
Xhuxhi i kuq Proxima Centauri është ylli më i afërt me sistemin diellor dhe Proxima b gjendet në zonën e saj të ashtuquajtur Goldilocks, ku kushtet nuk janë shumë të nxehta apo të ftohta, por thjesht të duhurat për të mbajtur ujin në sipërfaqen e tij dhe për ta bërë planetin të banueshëm.
Proxima b u zbulua së fundmi në vitin 2016 dhe studiuesit janë pajtuar se mund të jetë i banueshëm. “Planeti është në një distancë nga ylli i tij që lejon temperaturat mjaft të buta që uji i rrjedhshëm të grumbullohet në sipërfaqen e tij”, shpjegon NASA.