Nga Aurenc Bebja*, Francë
“France-soir” ka botuar, të enjten e 1 shtatorit 1949, në faqen n°5, deklaratën e mbretit Zog në Kajro në lidhje asokohe me të ardhmen e Shqipërisë, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
“Një plebishit duhet të vendosë për fatin e Shqipërisë…” thotë ish-Mbreti Zog
Kajro, 31 gusht (A.F.P.). — Në deklaratën për shtyp të publikuar sot në Kajro nga “Legata Mbretërore e Shqipërisë”, ish-Mbreti Zog deklaron në veçanti:
“Pas kaq shumë sakrificash të përgjakshme dhe përpjekjesh të mjerueshme vëllavrasëse që na janë imponuar në dhjetë vitet e fundit të historisë sonë, detyra e çdo shqiptari është t’i shërbejë me besnikëri çështjes së atdheut dhe të ketë besim në të ardhmen e tij.
Ditën kur kjo do të jetë e mundur, mbreti do të kërkojë që të organizohet në atdhe një plebishit legal dhe i paanshëm nën kontrollin e Kombeve të Bashkuara dhe qeveria kombëtare që do të formohet më pas do të arrijë vëllazërimin dhe garantimin e lirisë.”
*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania