Sport Një propozim nga Austria për Lewis Hamilton: Pse nuk shkon te Ferrari?!

Një propozim nga Austria për Lewis Hamilton: Pse nuk shkon te Ferrari?!

Lewis Hamilton-Ferrari, një histori që ende nuk është shkruar

Kontrata e Lewis Hamiltonë shtë një nga argumentet më të nxehta të Formula 1 aktualisht. A do të qëndrojë ende te Mercedesi? Vitet e fundit bashkëpunimi mes palëve nuk është vënë asnjëherë në diskutim, me titujt radhazi dhe një raport shumë të mirë me drejtuesin kryesor të skuderisë, Toto Wolff.

Megjithatë, titulli i humbur në frymën e fundit në 2021-shin ndaj Max Verstappen, i ndjekur një 2022 me vuajtje dhe një makinë jo kompetitive, kanë ngritur dyshime për të ardhmen e pilotit anglez.

Hamilton vitin e kaluar përjetoi sezonin e parë pa asnjë fitore. Ishte hera e parë që kur ai merr pjesë në F.1, që nga viti 2007. Këtë vit trendi nuk ka ndryshuar dhe vetë Wolff ka pranuar se fakti që Hemilton nuk ka një makinë kompetitive mund të ketë pasoja në diskutimet për kontratën në fuqi.

Në këtë situatë ka jo pak spekulime dhe i fundit vjen nga Austria, konkretisht nga Gerhard Berger. Ish-ferraristi, duke folur për ‘Kronen Zeitung’, i ka propozuar Hemiltonit pikërisht të garojë me skuderinë italiane.

“Nëse Lewis nuk ka një makinë kompetitive te Mercedesi dhe nëse dyert e Red Bull-ti janë të mbyllura, pse nuk provon me Ferrarin? Ndoshta do të zgjidhte edhe problemet që kanë në Maranelo. Pastaj, lidhja e një piloti me një skuadër nuk do të thotë asgjë, askush nuk i zbulon kartat e veta”, – ka thënë Berger.

Gerhard Berger, ish-pilot i Ferrarit

Austriaku më tej shton: “Të gjithë pilotët duan të drejtojnë një Ferrari të paktën një herë në jetë. Të gjithë pilotët më të mirë të historisë kanë qenë aty herët a vonë. Ayrton Senna nuk shkoi sepse e dinte që do të mund të fitonte, ndoshta e njëjta gjë do të ndodhë edhe me Lewis”.

Sa i takon situatës aktuale në kampionat, Berger nuk sheh mundësi të mëdha për kundërshtarët e Verstappen.