Një puthje në televizion dhe fansat kthehen sërish të ëndërrojnë ribashkimin e një prej çifteve që kanë mbetur në zemrat e italianëve: Michelle Hunziker dhe Eros Ramazzotti mbrëmjen e së mërkurës u takuan pas 20 vitesh në të njëjtën skenë televizive, gjatë programit “Michelle Impossible” në Canale 5. Kishte një “shkëndijë” mes të dyve, ajo e dashurisë dhe vlerësimit të dukshëm reciprok, që përfundoi në një puthje.
Gjatë episodit të parë të emisionit të transmetuar të mërkurën e 15 shkurtit kushtuar karrierës së Hunziker, 45 vjeç, i ftuar i mbrëmjes (ndër të shumtët) ishte edhe ish-bashkëshorti i saj, Eros Ramazzotti.
Pasi Michelle këndoi, para Maria De Filippi dhe publikut në sallë këngën “Più bella cosa”, (këngë që Eros në vitin 2009 ia kishte kushtuar aq shumë asaj, saqë ajo u shfaq edhe në videoklip), u shfaq artisti i madh roman, 58-vjeçari Eros Ramazzoti.
Shumë emocione dhe një moment magjik për të dy: “Do të kisha menduar gjithçka në jetë, përveçse ti do pranoje ftesën time. Si është e mundur që prej 20 vitesh çdo ditë shkruajnë që unë dhe ti do të kthehemi sërish bashkë”, pyet Michelle ish-bashkëshortin e saj, i cili i përgjigjet: “Sepse historia jonë ishte e bukur. Si mund të harrohet! Por, le ta pranojmë, ne jemi miq”.
Një Ramazzotti që nuk ishte parë ndonjëherë, duke pasur parasysh rezervimin e lartë që ka për jetën e tij private me të cilën ai i ka mësuar fansat. Por kjo nuk është e gjitha. Pas një mendimi të përbashkët për vajzën e tyre Aurora, si “gjëja më e bukur që kemi bërë së bashku”, Eros para se të këndonte “Più bella cosa”, iu afrua Michelle dhe e puthi në buzë.