Kanë kaluar 40 vjet nga filmi ”An officer and a gentleman” dhe 32 nga ”Pretty Woman”, por për Richard Gere, 73 vjeç, koha duket se ka ndalur.
Këmishë bojë qielli, pantallona të errëta dhe flokë të bardhë të prerë shkurt, aktori amerikan, mik i Dalai Lamës dhe një budist i bindur, i ftuar nderi i Festivalit të Filmit ”Magna Grecia”, duket vërtet si një djalë.
”Një rixhirim i ‘Pretty woman’? Kanë kaluar shumë vite që nga viti 1990 kur filmi u shfaq për herë të parë, por pavarësisht se më shumë se një herë i njëjti regjisor, Garry Marshall më ka propozuar një ribërje të mundshme duke imagjinuar zhvillime të çuditshme, në fund nuk është bërë asgjë”, thotë Gere.
”Në fillim askush nuk e priste një sukses të tillë, një film i aftë për të krijuar një formë të tillë identifikimi. ‘Pretty woman’ ishte një magji, një formë e të dashuruarit. Nuk e di pse bie në dashuri me dikë, por ndodh”, thekson thinjoshi.
“Unë jam tashmë një dinozaur i ekranit të vogël dhe jam gjithashtu i lumtur që jam i tillë. Nga ana tjetër, as që mbaj mend kur kam qenë për herë të fundit në kinema. Dhe kjo për shkak të Covid-19, por jo vetëm”, përfundon ai.