Makinat e kompanisë ku punonin nuk i përdornin vetëm për të shitur produktet, por edhe për t’u furnizuar me karburant. Protagonistë ishin dy agjentë shitjesh në Tiranë, të cilët punonin për një fabrike të përpunimit të qumështit.
Dyshja të moshës 46 vjeç dhe 39 vjeç përfunduan në prangat e policisë pasi u zbulua se në periudha të ndryshme kohore, kishin vjedhur karburantin e makinave të punës.
Sipas policisë, vetëm gjatë muajit të fundit ata kishin vjedhur rreth 250 litra karburant.