Në Francë, semaforëve iu është shtuar një dritë portokalli, e cila do të ndizet pas dritës jeshile për këmbësorët.
Portali France Info raporton se dritat portokalli janë instaluar në semaforët në qytetet Metz, Nancy, Nantes, Nice, Strasburg, Toulouse dhe Versajë, sepse këmbësorëve nuk u pëlqen të ndalojnë në semaforët e kuq.
Aplikacioni, i cili po testohet në këto qytete, synon të bëjë që këmbësorët t’u binden rregullave të qarkullimit rrugor duke ndezur dritën portokalli në siluetën e njeriut përpara asaj të kuqe.
Mbajtës i projektit është Shoqata për Parandalimin e Aksidenteve të Komunikacionit.
Një sondazh i fundit i opinionit tregoi se këmbësorët francezë nuk u pëlqen të ndalojnë në dritat e kuqe dhe se 40 për qind e aksidenteve me këmbësorë përfundojnë me vdekje.