Një shkëmbim i profilit të lartë mund të jetë në tryezën e punës së Juventusit. Klubi bardhezi mund të ndjekë një marrëveshje shkëmbimi, që përfshin Paulo Dybala, duke u dërguar në Paris, në këmbim të Mauro Icardi. Të paktën kështu pretendon “CalcioMercato”.
Shkëmbimi ka të ngjarë të ndodhë në verë, me bardhezinjtë duke luftuar për të mbyllur rinovimin me Dybala, por pa mundur dot të plotësojë kërkesat e larta financiare të argjentinasit, sidomos në këtë periudhë krize prej pandemisë. Një rrugëzgjidhje shihet shkëmbimi në fjalë, duke qenë se Icardi ka adhurues të vjetër në Torino.
Ndërkohë, Juve dhe Inter po garojnë për nënshkrimin e sulmuesit të Napolit, Fernando Llorente, po sipas “Calcio Mercato”. Të dyja klubet po vlerësojnë ofertat për 35-vjeçarin në janar, me Gennaro Gattuso që nuk ka gjasa ta pengojë largimin e tij.
Llorente ende nuk ka luajtur për Napolin në fillim të sezonit 2020-2021. Nga ana tjetër, “Zonja e Vjetër” interesohet edhe për Savic, mbrojtësin e Atletico Madridit. Gjigandët spanjollë po presin që bardhezinjtë të paraqesin një ofertë zyrtare për 29-vjeçarin, vitin e ardhshëm. Atletico do të sanksionojë shitjen e Savic, nëse ai refuzon një marrëveshje të re, me kontratën e tij aktuale që skadon më 2022.