Thonë se ata që kanë motra janë të rritur me energjinë e tyre. Ka dhe për përjashtime. Michael B. Jordan e ka, Dakota Fanning e ka, Harry Styles po ashtu. Në thelb është një frymë që rrezaton nga njerëzit që u rritën me motra dhe, e rëndësishmja, ishin afër tyre. Dhe kjo gjë do të ndikojë në romancën tuaj.
Ekspertët e shëndetit mendor janë dakord për këtë.
“Të kesh një motër rrit aftësinë e dikujt për të qenë një partner komunikues dhe empatik. Kjo ka shumë të ngjarë sepse gratë priren të jenë më të mira në vetë-reflektim dhe në perceptimin e nevojave të të tjerëve. Dhe duke u rritur rreth gjithë kësaj (pa marrë parasysh gjininë tuaj) përthithni shumë gjëra të mira”, thotë psikoterapistja Imani Movva.
Një tjetër gjë e rëndësishme është se “dikush që është rritur me motër ka të ngjarë të ketë mësuar si të bëjë kompromis, të ketë durim, ose, të paktën, të presë radhën e tij”, shton ekspertja e marrëdhënieve Stephania Cruz.
Ata që kanë motra kur shfaqin anën romantike janë komplet diçka tjetër. Nuk merrni mesazh vetëm me ‘ok’ nga dikush. Nuk do të merrni mesazh me gjysmë-falje si: “Më vjen keq që ndiheni ashtu”.