Një shqiptar është kthyer në heroin e ditës në Britaninë e Madhe.
Ai shpëtoi jetën e një gruaje që po mbytej në lumin Tamiz të Londrës.
Kamarieri muskuloz Genci Gestila ishte duke pirë në një pab, kur dëgjoi thirrjet për ndihmë.
21-vjeçari tha për Daily Mail: “Ajo ishte në mes të lumit. Ishte thellë, nuk e prekte fundin dhe po thërriste: Nuk di të notoj”.
“Ishte e shokuar për shkak se uji është i ftohtë. Kur arrita te ajo, më tha se nuk merrte dot frymë. E nxora tek bregu”.
Ish-ushtari e nxori nga uji i ftohtë, përpara se të merrte autobusin dhe të kthehej në shtëpi.
Kalimtarët thanë se ai doli nga uji si aktori Daniel Craig në filmin ‘James Bond’.
Një dëshmitar tha: “Ai dukej si Daniel Craig. Një oficeri i tha hero. Mendoj se ai njeri duhet vlerësuar”.
Shqiptari ka jetuar në Greqi dhe aty ka kryer edhe shërbimin ushtarak.