Një shtetase shqiptare ndodhet në Afganistan sipas Ministrisë së Jashtme.
Ajo punon në një kompani të huaj në Afganistan dhe ka kontaktuar për ndihmë ambasadën shqiptare në Turqi.
Autoritetet shqiptare thonë se po punojnë për nxjerrjen e saj nga Afganistani.
Fillimisht ministria ka raportuar se në Afganistan nuk ka pasur shtetas shqiptarë.
Shqipëria së bashku me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut do të strehojnë shtetas afganë të cilët do të largohen nga vendi i tyre për shkak se janë të rrezikuar nga regjimi i talebanëve.
Në Afganistan ndodhen edhe shtetas të Kosovës për të cilët Prishtina po punon për t’i kthyer por nuk ka dhënë një numër të saktë për sa bëhet fjalë.
Maqedonia e Veriut, ndërkohë po punon për të tërhequr rreth 100 shtetas të saj nga Afganistani në rast rreziku.