Një studim i madh amerikan i pacientëve pediatrik zbuloi se vetëm 4 përqind e tyre ishin infektuar me koronavirus dhe shumica dërrmuese e këtyre rasteve ishin asimptomatike ose të lehta.
Studimi konfirmoi, por nuk e shpjegoi, misterin e madh të pandemisë – pse infeksioni që ka vrarë një milion e gjysmë njerëz në botë deri më tani është i rrallë dhe pothuajse i padëmshëm në mesin e fëmijëve më të vegjël.
Për studimin, botuar në revistën JAMA Pediatrics, studiuesit shqyrtuan të dhënat nga 136,000 pacientëve pediatrikë në shtatë spitale të fëmijëve në SHBA, ku të gjithë u testuan për virusin corona.
Kishte 5374 fëmijë pozitivë (3.9 përqind), dhe mes tyre, më pak se 7 përqind zhvilluan simptoma më të rënda që përfunduan në spital. Tetë prej tyre ndërruan jetë, shumica me komorbiditete të mëparshme komplekse, që do të thotë që niveli i vdekjeve ishte 0.15 përqind.
Pse virusi corona mezi prek fëmijët?
Infeksioni ishte më i shpeshtë dhe më i rëndë në mesin e pacientëve me ngjyrë të zezë, hispanike dhe aziatike, midis adoleshentëve nga mosha 12 deri në 17 vjeç, atyre që kanë sigurim bazë dhe ndonjë sëmundjeje kronike të mëparshme.
“Megjithëse rreziku i përgjithshëm i kësaj sëmundjeje tek fëmijët është i ulët, ne shohim pabarazi të konsiderueshme midis atyre të infektuarve dhe atyre që zhvillojnë një formë më të rëndë të sëmundjes në një model të parë tashmë tek të rriturit”, tha autori kryesor i studimit Hanieh Razzaghi i Spitalit të Fëmijëve të Filadelfias.
Autorët shtojnë se do të nevojiten hulumtime të mëtejshme për të përcaktuar se cilat kushte mjekësore i vendosin fëmijët në rrezik më të madh. Studimi zbuloi se fëmijët me diabet, në vend të astmës, do të kishin më shumë të ngjarë të dilnin pozitivë.
Është gjithashtu e paqartë pse fëmijët mezi preken kryesisht nga virusi corona. Një teori, e nxitur nga disa studime, sugjeron që qelizat e mukozës së hundës së fëmijëve prodhojnë më pak proteina që ndihmojnë virusin të hyjë në trup, krahasuar me mukozën e hundës të të rriturve.