Ministria e Shëndetësisë ka informuar për situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit. Janë kryer 1046 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 69 qytetarë, në këto bashki.
“36 në Tiranë, 6 në Sarandë, 5 në Berat, 3 në Përmet, nga 2 qytetarë në Elbasan, Gjirokastër, Vlorë, Kavajë, Durrës, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Kukës, Has, Kurbin, Kamëz, Vorë, Fier, Mallakastër, Korçë”, thuhet në njoftim..
Në të gjithë vendin janë 497 pacientë aktivë me Covid-19. Aktualisht në spitalin Covid-3 po marrin trajtim 14 pacientë, nga të cilët 1 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov-2: 1 qytetar nga Lushnja 81 vjeç.
Janë shëruar 34 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,399 që nga fillimi i epidemisë.