Në një botë në krizë, ka gjithmonë disa persona që gëzojnë fitime marramendëse. Zakonisht, ata janë po të njëjtët, dhe ketë vit kanë fituar si asnjëherë më parë. Sipas revistës prestigjioze Bloomberg që çdo vit bën të ditur fitimet e miliarderëve të planetit, këtë vit 500 personat më të pasur në botë kanë fituar së bashku shifrën astronomike të 1.2 trilion dollarëve, rreth 25 % më shumë se viti i kaluar.
Edhe pse i dha ish-gruas McKenzie rreth 36 miliard dollarë pas divorcit, krijuesi i Amazon Jeff Bezos mbetet njeriu më i pasur në botë me 116 miliardë dollarë, me “vetëm” 9 miliardë më pak se viti i kaluar, falë fitimeve të kompanisë së tij.
Pa probleme divorci, Bill Gates fitoi vitin e kaluar rreth 23 miliardë dollarë, ndërkohë që janë 113 miliardat totale të “babait” të Microsoft.
Por ai që ka fituar më shumë këtë vit ka qenë francezi Bernard Arnault. Pronari i korporatës më të madhe të luksit në botë, me emra si Louis Vuitton, Christian Dior, Fendi, Moet, Hublot dhe shumë të tjerë ka fituar këtë vit 37.7 miliardë dollarë, duke zënë vendin e tretë në klasifikim, me një pasuri personale të deklaruar të 106 miliardë dollarë.
Nuk mbeten shumë pas gjenitë teknologjisë, nga Mark Zuckenberg me fitime rreth 27.3 miliardë dollarë këtë vit, tek themeluesit e Google Larry Page dhe Sergey Brin, me 14 dhe 13 miliardë dollarë më shumë.
E vetmja grua e në10 më të pasurit është trashëgimtarja e familjes industrialistë Koch, Julia, që ka një pasuri prej 61 miliardë dollarësh.
Ndërkohë, miliarderja më e re e vetë-krijuar është Kylie Jenner, që me kompaninë kozmetike që mban emrin e saj ka arritur miliardin e parë në moshën 21-vjeçare.