Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus u kërkoi vendeve të sigurojnë që vaksinat të vihen në dispozicion të njerëzve në rrezik kudo, jo vetëm në vendet e pasura.
Në një vjetorin e raportimit të rasteve të para të koronavirusit të ri nga Kina Tedros Adhanom Ghebreyesus, bëri thirrje për 4 miliardë dollarë për të blerë vaksina COVID-19 dhe për t’i shpërndarë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme përmes COVAX.
“Kjo është sfida për të cilën duhet të ngrihemi në Vitin e Ri,” tha Tedros në një mesazh me video të lëshuar një ditë para përvjetorit të parë të raportimit Kinës mbi rastet e para të pneumonisë me origjinë të panjohur në agjencinë shëndetësore të Kombeve të Bashkuara.
“Vaksinat ofrojnë shpresë të madhe për të kthyer rrjedhën e pandemisë. Por për të mbrojtur botën, ne duhet të sigurohemi që të gjithë njerëzit në rrezik kudo, jo vetëm në vendet që mund të përballojnë vaksinat, të imunizohen“, tha ai.
Ai gjithashtu nxiti vendet të luftonin teoritë e konspiracionit dhe sulmet ndaj shkencës, duke thënë “Zgjedhja është e lehtë dhe bota mund të ecë në kilometrat e fundit të kësaj krize së bashku, duke ndihmuar njëri-tjetrin gjatë rrugës, nga ndarja e vaksinave në mënyrë të drejtë, deri te ofrimi i saktë i këshillave, dhembshuri dhe kujdes për të gjithë ata që kanë nevojë për to”.
Aleanca COVAX, e cila synon të sigurojë qasje të drejtë në vaksinat COVID-19 për vendet e varfëra, tha më 18 dhjetor se kishte marrëveshje për gati 2 miliardë doza, duke dyfishuar afërsisht furnizimin e saj, me dërgesat e para që priteshin në fillim të 2021.
Një mision ndërkombëtar i drejtuar nga OBSH do të vizitojë Kinën në javën e parë të janarit për të hetuar origjinën e virusit SARS-CoV-2 që u shfaq në qytetin qendror të Wuhan në dhjetor 2019.
Më shumë se 81.84 milionë njerëz janë raportuar të infektuar nga koronavirusi në mbarë botën dhe 1.788,443 kanë vdekur, sipas Reuters.