Politika “Njëra shofere droge, tjetra seksere”, Topalli: Korrupsion dhe krim, ja pse të...

“Njëra shofere droge, tjetra seksere”, Topalli: Korrupsion dhe krim, ja pse të gjithë duan të ikin nga Shqipëria

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka reaguar pas arrestimit të Vjola Sterjos dhe punonjëses së AKSH-it, Erisa Fero.

Sterjo akuzohet për veprën penale Mashtrim, ndërsa Erisa Fero u kap gjatë operacionit policor “Restart” duke transportuar 58 kilogramë kanabis.

Pas këtyre arrestimeve, Topalli përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se trafiku i drogës dhe bërja e sekserit duket se është kriter thelbësor për karrierë sot.

Ndër të tjera ajo thotë se korrupsioni dhe kriminalizimi janë arsyet pse ka varfëri, borxhe, çmime të larta dhe largime masive nga Shqipëria.

Ish-kryeparlamentarja thekson se nëse nuk bëhet ndryshim, drejtoreshat e sotme do të bëhen ministre nesër dhe investitore strategjike.

“Njëra drejtoreshë fut në xhep 190 mijë euro me premtimin (mashtrimin), se do ndërhyjë për një grant prej 3 milionë euro në këmbim nga Azhbr.

Drejtoresha tjetër bënte shoferen e transportimit të 58 kg droge.

Kjo ishte e njohur dhe si fallsifikuese e manipuluese votash.

Trafiku i drogës dhe bërja e sekserit duket se është kriter thelbësor për karrierë sot.

Ndërkohë që një zonjë dha shpirt në dyert e bashkisë, ku kërkonte t’i kthenin ndihmën sociale që ia kishin hequr në mënyrë çnjerëzore në prag të festave, ndihmë me të cilën mbante frymën..

Korrupsioni dhe kriminalizimi janë arsyeja bazë pse në Shqipëri ka kaq dhimbje e kaq varfëri.

Korrupsioni dhe kalbëzimi janë arsyeja kryesore pse Shqipëria ka borxh dhe çmime kaq të larta; ka rroga e pensione kaq të ulta.

Korrupsioni dhe kriminalizimi janë arsyeja e vetme pse ka kaq pa drejtësi në vendin tonë; pse të gjithë duan të ikin; pse nuk ka shpresë.

Nëse ndryshimi nuk bëhet… këto drejtoreshat e sotit, nesër edhe këto do jene ministre…dhe investitore strategjike!!!!”, shkruan Topalli.