Një lloj foke me sy të mëdhenj e cila rritet vetëm në liqenin Saima në Finlandë, kohët e fundit po rrezikon zhdukjen prej njerëzve.
Kryesisht ato rrezikohen nga peshkimi dhe ndryshimi i klimës. Saimaa Ringed është një nga speciet më të rralla të fokave në botë. Për shkak të aktivitetit të njerëzve, vetëm 400 prej këtyre fokave jetojnë në liqenin Saima.
Peshkimi për “vendace”, një lloj peshku që rritet në liqenin Saima është problemi më i madh, sepse katër deri në tetë këlyshë fokash ngordhin çdo vit kur përfundojnë në rrjetën e peshkimit.
Autoritetet finlandeze kanë propozuar që kjo specie të shtohet në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO. Ato klasifikohen si “të rrezikuara” nga BE dhe Finlanda.
Rreth 8 mijë vjet më parë, shkrirja e akullnajave shkëputi një sipërfaqe toke nga Deti Baltik. Si pasojë, fokat u izoluan në liqenin finlandez. Ato u përshtatën me ujërat, por sytë dhe truri i tyre u zmadhua.
Sipas Temu Himanen, pronar i një shoqate që jep licenca për peshkim nëse rrjetat ankorohen si duhet, fokat nuk janë të rrezikuara edhe nëse hanë peshkun brenda rrjetës.