Njeriu ka filluar ta ndryshojë mjedisin dhe klimën shumë më herët sesa mendohej më parë.
”Kjo filloi të paktën 10 000 vjet më parë, shumë kohë përpara përhapjes së bujqësisë intensive”, sipas botimit në revistën ”Science”, studimi i së cilës është koordinuar nga Lucas Stephens nga Universiteti amerikan i Pensilvanisë, Gilberto Artioli nga Universiteti i Padovës, Mauro Cremaschi dhe Andrea Zerboni nga Universiteti i Milano, Savino di Lernia nga Universiteti Sapienza i Romës dhe Elena Garcea nga Universiteti i Cassino në Itali.
“Rezultatet janë mbresëlënëse. Ato na thonë se shndërrimi i Tokës nga njeriu filloi shumë kohë para shpikjes së motorit me avull apo testit të parë të bombës atomike”, thotë Neil Roberts nga Universiteti britanik i Plymouthit.
”Të dhënat arkeologjike të mbledhura në të gjithë botën na kanë lejuar të rindërtojmë këto ndryshime që fillojnë kur, në fund të epokës së akullnajave, klima u bë më e lagësht dhe me shi dhe në shumë pjesë të botës njeriu fillon të prodhojë ushqim duke kultivuar bimë dhe duke rritur kafshë, pra duke injektuar dyoksid karboni në atmosferë”, thekson ai.