Aktualitet “Njihen certifikatat e veterinarisë dhe laboratorët mes vendeve të Ballkanit”

“Njihen certifikatat e veterinarisë dhe laboratorët mes vendeve të Ballkanit”

Në prag të samitit të Ballkanit të Hapur ministrja e Bujqësisë Frida Krifca njoftoi pas mbledhjes së qeverisë se kuadër të kësaj nisme është firmosur një marrëveshje bahskëpunimi në fushën e veterinarisë dhe sigurisë ushqimore, duke njohur certifikatat dhe laboratorët e autorizuar.

Kjo sipas saj ka qenë një nga shqetësimet e biznesit dhe eviton ndalesat në në pikat e inspektimit kufitar.

“Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e veterinarisë për sigurinë ushqimore dhe fitosanitare në kuadër të Ballkanit të Hapur mes vendeve të Ballkanit. Përfitimet për Shqipërinë për herë të parë hapet eksporti për produktet blegtorale, përfshirë kafshët e gjalla në bazë të reciprocitetit, duke respektuar mbrojtjen e territoreve nga sëmundjet e transmetueshme në bimë e kafshë është arritje se është adresuar prej kohësh nga operatorët e biznesit. Njihen për herë të parë certifikata e veterinarisë dhe sigurisë ushqimore e fitosanitare dhe laboratorët e akredituar dhe autorizuar duke hequr kosto të shtuar, duke adresuar një shqetësim të biznesit dhe duke evituar ndalesat në pikat e inspektimit kufitar duke kryer kontroll në doganën më të afërt”.

Krifaca thesoi se marrëveshja nënkupton shkëmbimin e informacioneve në kohë reale për mbarëvajtjen e tregtisë rajonale

“Qëllimi është rritje produktivitetit dhe konkurrueshmërisë së fermerëve shqiptarë. Kemi punuar shumë fort për rritjen e standardeve se tregu kërkon rritje të cilësisë”.