Kontinent i shtatë, kështu e quajnë shkencëtarët zbulimin e tyre të ri. Ata pohojnë se kanë identifikuar një kontinent të ri në lindje të Australisë dhe se e kanë quajtur Zealandia.
“Nuk ishte një zbulim i menjëhershme, por diçka që e kuptuam gradualisht”, u shprehën ata.
Sipas gjeologëve, ky kontinent ka një madhësi prej 4.9 milionë kilometrash katrorë dhe nëse konfirmohet do të jetë kontinenti i shtatë dhe më i vogli i planetit tonë.
94 përqind e këtij kontinenti sipas shkencëtarëve është nën ujë, por në brigjet e tij mund të gjenden qindra milionë dollarë në lëndë djegëse fosile.
Në një shkrim të botuar me titullin,”, 11 gjeologë shprehen se Zealandia i plotëson të katërta kriteret për tu quajtur kontinent, pasi ka lartësi relative të rajoneve, vullkane si dhe shkëmbinjtë metamorfik dhe sedimentarë.
*Sipas standardeve janë 7 kontinente, por shumë gjeografë dhe shkencëtarë, duke qenë se Evropa dhe Azia janë të kombinuara, u referohen shpesh 6 kontinenteve.