Vende të ndryshme kanë peisazhe malore të pasura por vetëm disa prej tyre kanë lartësitë më të mëdha në botë, ku në 10 prej tyre 8 gjenden në Azi.
Maja më e lartë është Everesti me lartësi 8848 metra, por ne jemi përpjekur të rendisim 10 majat më të larta në botë. Gjithashtu duhet përmendur që secili nga dhjetë malet ka arritur një lartësi prej mbi 8,000 metra.
Më poshtë do të gjeni listën e 10 maleve më të larta në botë për t’ju ndihmuar të dini saktësisht se ku ndodhen, lartësinë ekzakte të secilit dhe gjithashtu nëse janë të vështirë apo të përshtatshëm për tu ngjitur.
1- Mali Everest (8848m), Nepal
Mali Everest është maja më e lartë e botës, i lokalizuar në pjesën verilindore të Nepalit. Lartësia e majës më të lartë të botës është 8848 metra mbi nivelin e detit.
2- Mali K2 (8611m), Pakistan
Mali K2 është mali i dytë më i lartë në botë, me një lartësi mbi nivelin e detit prej 8611 metra dhe renditet pas malit Everest. Ky mal gjendet në kufirin mes Kinës dhe Pakistanit.
3- Mali Kanchenjunga (8586m), Nepal/Indi
Kanchenjunga është maja e tretë më e lartë në botë, me një lartësi mbi nivelin e detit prej 8586 metra. Ky mal shtrihet në të dyja pjesët si në Nepal ashtu edhe në Indi.
4- Mali Lhotse (8511m), Nepal
Mali Lhotse gjendet i katërti në renditjen e maleve më të lartë në botë. Ky mal ka lartësi prej 8511 metra, dhe gjithashtu lidhet me malin Everest. Ngjitja e këtij mali është ekstremisht e rrezikshme për shkak të terrenit të vështirë. Lhotse ndodhet në kufirin mes Nepalit dhe Tibetit.
5- Mali Makalu (8462m), Nepal
Mali Makalu është maja e pestë më e lartë në botë, me lartësi 8463 metra mbi nivelin e detit. Mali Makalu ka skaje shumë të mprehta dhe maja të pjerrëta, duke e bërë mjaft të vështirë për tu ngjitur. Makalu është një majë e izoluar, forma e të cilit është një piramidë.
6- Mali Cho Oyu (8201m), Nepal
Mali Cho Oyu ndodhet në zonën e Himalajas dhe Nepalit, dhe është gjithashtu maja e gjashtë më e lartë pas malit Makalu. Lartësia e tij është 8201 metra, dhe është një nga majat më të lehta për tu ngjitur.
7- Mali Dhaulagiri (8167m), Nepal
Mali Dhaulagiri gjendet gjithashtu në listën e majave më të larta në botë, dhe ndodhet në qëndër të Nepalit. Lartësia e këtij mali është 8167 metra ku dhe njihet për numrin e lartë të alpinistëve dhe turistëve.
8- Mali Manaslu (8163m), Nepal
Mali Manaslu ndodhet në Nepal dhe ka një lartësi prej 8163 metrash. Rrethuar nga akulli i fortë shkëmbor i cili mbulon një zonë të madhe në fund të malit është një nga gjërat më interesante për të parë.
9- Mali Nanga Parbat (8125m), Pakistan
Mali Nanga Parbat është gjithashtu në listën e maleve më të lartë në botë, me një vendndodhje në lumin Indus në Pakistan. Nanga Parbat përkthehet në Malin e Zhveshur, dhe ka një lartësi prej 8125 metra.
10- Mali Annapurna (8091m), Nepal
Mali Annapurna është në fund të top 10 për majat më të larta në botë, gjendet në qendër të Nepalit dhe ka një lartësi prej 8091 metrash. Maja e malit Annapurna njihet si maja më e rrezikshme në botë për tu ngjitur.