Extra Njihuni me 16 vendet më të bukura në botë (FOTO)

Njihuni me 16 vendet më të bukura në botë (FOTO)

Edhe pse nuk ka një përkufizim përfundimtar të asaj që e bën një vend vërtet të bukur, këto vende të zgjedhura anembanë globit gjithmonë duket se magjepsin, të lënë pa frymë dhe krijojnë një përvojë të paharrueshme.

Gjiri Ha Long, Vietnam

Gjiri Hạ Long ndodhet në verilindje të Vietnamit, ky destinacion madhështor përbëhet nga mijëra ishuj gëlqerorë të thepisur që dalin nga një det i ndritshëm smeraldi duke formuar një peizazh mahnitës.

Parku Kombëtar i Liqeneve të Plitvicës, Kroaci

Parku ka 16 liqene të ndërlidhura përgjatë shtigjeve dhe urave që shfaqin ujëvara të rrethuara nga bimësia.

Ujëvara Viktoria, Zambia/Zimbabve

Ujëvara Viktoria, e vendosur në kufirin Zambia-Zimbabve, ka emocionuar vizitorët për shekuj me radhë. Me gati dyfishin e lartësisë së Ujëvarës së Niagarës, Ujëvara Viktoria është një nga ujëvarat më të mëdha në botë.

Pylli Kombëtar Zhangjiajie, Kinë

Parku Kombëtar Pyjor Zhangjiajie në Kinë është një nga vendet më të bukura natyrore në botë për t’u eksploruar.

Kenai Fjords, Alaska, Shtetet e Bashkuara

Në Gadishullin Kenai të Alaskës, Parku Kombëtar Kenai Fjords është një terren malor që ndodhet 120 milje në jug të Anchorage.

Seychelles, Afrika Lindore

I konsideruar shpesh si një nga vendet më të bukura në botë, Seychelles është formuar nga 115 ishuj, duke ofruar një oaz të vërtetë magjepsës nënujor.

Hallstatt, Austria

Hall Hallstatt është një fshat piktoresk austriak i futur mes dy liqeneve dhe i rrethuar nga Alpet austriake. Çdo cep i rrugëve të saj me kalldrëm dhe ndërtesat e lashta të lyera me ngjyra të ndezura pastel duket se flasin historinë e tij shekullore.

Shkëmbinjtë e Moherit, Irlandë

Të vendosura në bregun perëndimor të Irlandës, shkëmbinjtë e Moherit kanë një pamje mbresëlënëse të cilët shtrihen 5 milje dhe arrijnë një lartësi mahnitëse 700 metra.

Avenue e Baobabs, Madagaskar

Rruga e Baobabëve në Madagaskar është një pamje unike. Duke qëndruar përballë horizontit, ky grup pemësh baobab kanë moshë ndoshta 800 vjeçare.

Machu Picchu, Peru

I vendosur lart në Andet peruane, Machu Pichu ka një pamje mahnitëse. Ai u ndërtua nga qytetërimi Inka rreth vitit 1450 pas Krishtit si një qytet nëntokësor dhe mbeti një mister emocionues edhe sot e kësaj dite.

Pamukkale, Turqi

E vendosur në Turqinë jugperëndimore, Pamukkale është një nga vendet më të bukura në botë për t’u vizituar.

Patagonia, Argjentinë/Kili

Patagonia është një destinacion gjithnjë e më popullor udhëtimi për ata që kërkojnë mundësi për aventura dhe eksplorim . E vendosur kryesisht në Argjentinë dhe Kili, Patagonia përmban disa nga peizazhet më unike në planet.

Salar de Uyuni, Bolivi

Salar de Uyuni në Bolivi është një nga vendet më të bukura në botë. Ky vend magjepsës u krijua 40,000 vjet më parë kur u bashkuan dy liqene parahistorike.

Bregu i Amalfit, Itali

Bregu i Amalfit, në Italinë jugore , është padyshim një nga vendet më të bukura në botë. Me shkëmbinjtë e tij të lartë të mbushur me vila shumëngjyrëshe.

Santorini, Greqi

Pamjet e tij romantike të perëndimit të diellit nga fshati Oia do t’ju lënë pa frymë me sfondin e tij panoramik të oqeanit.

Ishujt Andaman, Indi

Ishujt Andaman, të vendosura në Gjirin e Bengalit në Indi, renditen ndër disa nga vendet më të bukura në botë.