Numri i grave që po udhëtojnë vetëm po rritet gjithnjë e më shumë. Sipas Shoqatës së Industrisë së Udhëtimit në Amerikë (Travel Industry Association), rreth 32 milionë gra udhëtuan vetëm gjatë vitit të kaluar. Por faktet e ndryshme tregojnë se ka shtete në botë të cilat janë shumë të rrezikshme për gratë që udhëtojnë vetëm. Këtu mund të përmendin rastin e Carla Stefaniak e cila u vra gjatë pushimeve të saj në Costa Rica.
Edhe pse numrat e grave që janë vrarë gjatë pushimeve janë të pakta, rastet kur ato bien pre e hajdutëve, e personave agresive, etj, janë të shumta.
Duke u munduar që t’i vijnë në ndihmë të gjitha grave që udhëtojnë të vetme, gazetarët Asher dhe Lyric Fergusson, objektivi kryesor i të cilëve është siguria në udhëtim, krijuan Indeksin e shteteve më të rrezikshme për gratë që udhëtojnë të vetme.
Në krye të kësaj liste renditet Afrika e Jugut, e cilësuar si shteti më i rrezikshëm në botë për dhunën ndaj grave, vrasjeve dhe sigurisë së ulët të grave që mund të shëtisin të vetme në këtë shtet.
Renditja:
Afrika e Jugut
Brazili
Rusia
Meksika
Irani
Republika Domenikane
Egjipti
Maroku
India
Tailanda
Malajzia
Arabia Saudite
Turqia
Argjentina
Kili
Kamboxhia
Bahreini
Tunizia
Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Ukraina
Burimi: The Forbes