Kur bëhet fjalë për qyteza apo fshatra të denjë për përrallat e Vëllezërve Grimm, vështirë se gjen gjetkë përveçse në Europë. Nga majat e mbuluara me dëborë tek qytetet e bardha të gdhendura buzë shkëmbinjve, ka disa pamje përrallore që mund të zbulohen tek secila prej këtyre destinacioneve europiane.
Hallstatt, Austri
Ky fshat austriak është aq i bukur sa në Kinë kanë ndërtuar një të ngjashëm, thuajse identik në provincën Guangdong. Por fshati imitues nuk ka panoramën piktoreske që rrethon Hallstatt e vërtetë. Fshati ndodhet mes një liqeni dhe një vargmali alpin. Është fshati më i vjetër i banuar në Europë ku u hapën minierat e para të kripës.
Setenil de las Bodegas, Spanjë
I vendosur në mes të korijeve të shumta të ullinjve, Cadiz is Setenil de las Bodegas është një qytezë e shek. XXII e gdhendur krejtësisht në gur. Deri vitet e fundit, kjo qytezë ishte në prag të falimentimit për shkak të vështirësive ekonomike dhe mungesës së mundësive të punësimit për të rinjtë. Por investimet e fundit e kanë rikthyer në jetë këtë qytezë antike të Andaluzisë. Nëse planifikoni të vizitoni këtë vend përrallor, mos u largoni pa provuar “sopa cortijera”, një supë tradicionale e bërë me domate dhe speca, e kombinuar me shparg, proshutë të tymosur dhe vezë të zier.
Alberobello, Itali
Kjo qytezë madhështore përbëhet nga 1,500 shtëpiza të quajtura “Trulli”- shtëpi të bardha në formë cilindrike me çati prej guri në formë koni. Origjina e saktë e këtyre banesave nuk është e qartë, por “Trullo” më i vjetër në Alberobello daton në shek. XIV. Disa historianë mendojnë se këto banesa ishin të famshme në Mesjetë pasi ishin të lehta për t’u çmontuar dhe kësisoj banorët mund të shmangnin taksat. Sot, këto ndërtesa karakteristike, janë ende të banuara nga vendasit apo shërbejnë si restorante dhe dyqane suvenirësh.
Velika Planina, Slloveni
Lart në Alpet Kamnik-Savinja të Sllovenisë ndodhet Velika Planina, një ndër vendbanimet e fundit tradicionale të barinjve në Europë. Pothuajse gjithmonë me maja të mbuluara me dëborë, shtëpitë e këtij fshati malor ngjasojnë sikur kanë dalë nga librat e J.R.R Tolkien. Tramvaji dhe lifti i borës ngjisin turistët në majën e majit ku mund të shijojnë djathërat tradicionalë të barinjve ose të përshkojnë në këmbë itineraret e kullotave.
Bamberg, Gjermani
I shpallur si vend i Trashëgimisë Botërore nga UNESCO në 1993, Bamberg është një nga qendrat më të mëdha e të ruajtura mirë të Europës. Qyteti është ngritur përgjatë lumit Regnitz në Bavari dhe është i ndërlidhur nga rrugët e shumta me kalldrëm dhe kanalet karakteristike të stilit Barok. Këshillohet që qyteti të vizitohet në këmbë ose me biçikletë për të shijuar arkitekturën mbresëlënëse dhe pijen tradicionale të qytetit, birrë e tymosur.
Reine, Norvegji
Kartolina e Ishujve Lofoten të Norvegjisë është qyteti Reine, me 314 banorë dhe i pozicionuar në fund të majave të granitit. Alpinistët preferojnë ta vizitojnë në verë, por “Rurbut e kuqe”, emri i kasolleve të peshkatarëve, që varen mbi lagunën e qetë dhe të kristaltë të qytetit – duken edhe më përrallore kur mbulohen nga një qilim me dëborë të bardhë. Shtoji këtu dhe spektaklin e mahnitës të Aurorës Polare, plazhet me rërë të bardhë dhe është e kuptueshme përse udhëtarët e konsiderojnë këtë fshat si një ndër më të bukurit jo vetëm në Europë, por edhe në botë.
Castle Combe, Angli
Është e kuptueshme përse ky fshat i vogël është cilësuar shpesh si ndër fshatrat më të bukurit e Mbretërisë së Bashkuar. Shtëpitë prej guri në ngjyrë mjalti, të cilat marrin një nuancë ngjyrë ari të fortë gjatë perëndimit të diellit, nuk kanë ndryshuar shumë që nga koha kur janë ndërtuar në shek. XVI.