Romane fantazi, edukative dhe thriller, ndër librat më të shitur në histori janë shumë tekste të shenjta si “Bibla” dhe “Kurani”, për të cilët është shumë e vështirë të bësh një vlerësim të shitjeve.
Duke përjashtuar tekstet e shenjta dhe veprat letrare të botuara fillimisht në mënyrë periodike në disa vëllime të veçanta (si “Zoti i unazave” dhe “Don Kishoti”), ja cilat janë romanet më të shitur në histori.
1- “A Tale of Two Cities” (Rrëfenjë e dy qyteteve 1859) – Charles Dickens: 200 milionë kopje të shitura
I vendosur në Paris dhe Londër, ky është një nga vetëm dy romanet historike të shkruara nga Charles Dickens së bashku me Barnaby Rudge. Edhe pse është libri më i shitur ndonjëherë, ai renditet vetëm i 63-ti në mesin e librave më të dashur të të gjitha kohërave sipas një sondazhi të BBC.
2- The Little prince (Princi i Vogël, 1943) – Antoine de Saint-Exupéry: 150 milionë kopje të shitura
“Princi i Vogël” nuk konsiderohet realisht një roman më vete, por megjithatë është një përrallë e moshës madhore për fëmijë që trajton shumë tema ekzistenciale si kuptimi i jetës, dashuria dhe miqësia. Që nga botimi i parë e deri më sot, kjo përrallë prekëse ka magjepsur kaq shumë breza dhe është përkthyer në më shumë se 500 gjuhë dhe dialekte.
3- Hobbit, 1937 – JRR Tolkien: 140 milionë kopje të shitura
“Libri i Zotit të unazave” (1955) do të botohej në një vëllim të madh, por kriza ekonomike pas Luftës së Dytë Botërore detyroi botimin e kësaj vepre të ndarë në tre vëllime.“The Hobbit” nga ana tjetër u botua në vitin 1937 dhe sot ka përjetuar një rritje të re në shitje falë adaptimeve filmike të sagës.
4- Harry Potter and the Philosopher’s Stone, 1997 – JK Rowling: 120 milionë kopje të shitura
Libri i parë në sagën e Harry Potter është libri më i shitur ndonjëherë, gjashtë librat e tjerë kanë gëzuar gjithashtu sukses duke u renditur në Top 20 (me numra që variojnë nga 60 deri në 80 milionë kopje të shitura).
5- “And Then There Were None” (Dhe atëherë nuk kishte asnjë, 1939) – Agatha Christie: 110 milionë kopje të shitura
Me 110 milionë kopje të shitura në mbarë botën, “Dhjetë indianët e vegjël” është libri misterioz më i shitur ndonjëherë. Ky roman i suksesshëm është përshtatur në shumë versione: nga filmat tek filmat vizatimorë, videolojërat dhe librat komikë.
6- “The Alchemist” (Alkimisti, 1988) – Paulo Coelho: 100 milionë kopje të shitura
Nëpërmjet këtij romani të njohur, Paulo Coelho fitoi çmimin prestigjioz “Grinzane Cavour”. Libri fillimisht u prit në mënyrë të vakët nga publiku, për t’u bërë një sukses komercial në vitet 1990.
7- Kodi i Da Vinçit, 2003 – Dan Brown: 90 milionë kopje të shitura
“Kodi i Da Vinçit” është romani i katërt thriller i shkruar nga Dan Brown. Kjo vepër është e pasur me simbolika dhe legjenda, të cilat ndihmuan që libri të bëhej shumë i famshëm dhe gjithashtu u kritikua nga disa lexues për shkak të asaj se si përshkruhet një pjesë e Kishës Katolike në roman.