Një nxënëse tetë vjeç ka shpëtuar jetën e motrës së saj më të vogël, kur ajo po mbytej me një copë çokollatë, me një teknikë që kishte mësuar në televizor. Sipas Daily Mail nëna e saj, Jackie Nelson, sapo i kishte dhënë të bijës një vjeçare, një pjesë të vogël çokollate para se të largohej nga vendi ku po qëndronin vajzat e saj të vogla.
Ajo dëgjoi kollitje, por mendoi se s’kishte gjë për t’u shqetësuar, derisa dëgjoi vajzën më të madhe të thërriste e shqetësuar.
Jackie u kthye në katin e poshtëm dhe gjeti foshnjën duke luftuar për të marrë frymë dhe motrën e saj, e cila godiste 1 vjeçaren lehtas në mënyrë të përsëritur.
Disa sekonda më vonë vogëlushja volli dhe copa e çokollatës doli nga stomaku i saj.
Jackie tha se vajza e saj dëshiron të bëhet mjeke në të ardhmen, prandaj ajo ndjek shumë emisione të lidhura me mjekësinë dhe ndoshta kjo e ka bërë atë të aftë të shpëtojë jetën e motrës më të vogël.