Një qen në Portugali i quajtur Bobi është konsideruar si qeni më i vjetër në botë.
Ai është një qen i racës Rafeiro do Alentejo dhe jeton në lagjen Leira të Portugalisë, dhe është 30 vjeç e 267 ditë. Rekordi i tij botëror u njoh më 1 shkurt.
Bobi jeton në një fermë e drejtuar nga familja në fshatin Conqueiros.
Pavarësisht moshës së tij, qeni është i qetë dhe i shoqërueshëm është ende i shëndetshëm për të luajtur me katër macet e familjes.
Say hello to Bobi, the oldest dog ever recorded by Guinness World Records at 30 years and 266 days! 🥰️ pic.twitter.com/xeTflsWTat
— Guinness World Records (@GWR) February 2, 2023
Familjarët besojnë se sekreti i jetëgjatësisë së tij është fakti se ai ka jetuar gjithmonë në fshat në një mjedis të qetë, i rrethuar nga natyra dhe pëlqen të hajë të njëjtin ushqim si pronarët e tij.
Leonel Costa, pronari i Bobit, e përshkruan atë si “të veçantë”.
Costa ende shpreson se Bobi do të jetë një ditë baba i disa këlyshëve, pasi ai është i fundit i një brezi të gjatë kafshësh.
“Të shohësh jetën e gjatë të Bobit duke u bërë titullar i rekordeve botërore Guinness është një gëzim i jashtëzakonshëm”, tha ai.
Mosha e Bobit është verifikuar nga SIAC, një bazë të dhënash për kafshët shtëpiake e autorizuar nga qeveria portugeze dhe e menaxhuar nga Unioni Kombëtar i Veterinarëve.