Rreth 25 milionë persona pritet të humbasin vendet e punës për shkak të koronavirusit, sipas agjencisë së OKB-së, Organizata Ndërkombëtare e Punës.
Kelly Juvilee dhe Ben Spicer janë disa prej tyre.
“Ishte e tmerrshme. Ishte çnjerëzore. Ishte shumë e ftohtë mënyra sesi ma thanë”, tregon për Euronews, Juvilee.
Ajo kishte punuar si asistent menaxhere për një dyqan të vogël veshjesh për thuajse 10 vite.
“Ishte si shtëpia ime e dytë”, shtoi ajo.
Papritur, ajo zbuloi se kishte humbur vendin e punës… përmes postës elektronike.
Bizneset dhe personat me famë e të pasur janë cilësuar si çnjerëzorë për shkurtimet nga puna dhe për mbajtjen e rrogës së punonjësve gjatë pandemisë.
“U konsiderova si e tepërt ditën e rrogës dhe mu tha se nuk do të paguhesha për punën e vështirë që kisha bërë muajin e mëparshëm”, tha Kelly.
“U ndjeva e nevrikosur. Ndjeva sikur nuk donin t’ia dinin. Është e trishtë që njerëzit i trajtojnë të tjerët në këtë mënyrë.”
Just lost my job today due to corona virus… anyone got any driving work… anywhere in the Kent area.. desperate as I have bills and rent to pay.. please retweet.. any help will be aptichiated guys.. please
— Ben Spicer (@BenSpicer15) March 22, 2020
Ben Spicer ka punuar si shofer transporti për pesëmbëdhjetë vite, dhe nuk ka mbetur kurrë pa punë.
“Isha duke punuar një ditë dhe më erdhi një telefonatë ku më thanë se kishin mbledhje në fund të ditës dhe se duhet të isha i pranishëm”.
“Ishim rreth 18 veta, shefi tha se nga fundi i javës, nuk do të kishte më punë”.
“Jam plotësisht i shkatërruar, sepse kam pesë fëmijë. Të ushqesh pesë fëmijë kur nuk ke rrogë, është e pamundur.”
Vende nga e gjithë bota po ndjejnë presion të madh ekonomik për shkak të COVID-19.
Pavarësisht skemave nga qeveritë për të ndaluar punëdhënësit që të heqin nga puna punonjësit e tyre, janë të shumtë ata biznese që kanë shkurtuar vendet e punës dhe u kanë mbajtur rrogat punonjësve të tyre.
Kompanitë ku pronarë janë persona të famshëm janë kritikuar ashpër në rrjete sociale.
Kritikët kanë sulmuar veçanërisht Sir Richard Branson pasi stafit të kompanisë ajrore Virgin Atlantic iu tha se nuk do të paguheshin për të paktën 2 muaj. Branson ka një pasuri prej 3.5 miliardë eurosh.
Gordon Ramsay, shefi i kuzhinës, ka postuar një video duke kërcyer me të bijën, në të njëjtën kohë kur 500 persona humbën vendet e punës në restorantet e tij.
Rrjetet sociale janë të tej mbushura me postime njerëzish që bëjnë thirrje për komplot ndaj kompanive që kanë pushuar nga puna punonjësit e tyre.
Por nga ana tjetër, në të gjithë Europën janë krijuar vende të reja punë nga supermarketet dhe farmacitë, që janë të dëshpëruara për mbështetje.