Miss Filipinet u shpall fituese e konkursit prestigjioz Miss Universe të hënën në Bangkok.
Catriona Gray, 24 vjeç, u shpall fituese e konkursit, duke dalë përpara Miss Afrika e Jugut dhe Miss Venezuela.
Ajo fitoi duartrokitje pasi përshkroi punën që ka bërë në getot e Manilës në Filipine. Gray është një studente muzike.
“Do punoj për një botë ku negativiteti nuk mund të rritet dhe zhvillohet dhe ku fëmijët mund të kenë një buzëqeshje në fytyrën e tyre”, tha ajo.
Në konkurs morën pjesë më shumë se 90 konkurrente nga e gjithë bota. Për herë të parë në këtë konkurs merrte pjesë një transgjinore.