Imazhi i tij u bë viral menjëherë pas kualifikimit të Zvicrës ndaj Francës në 1/8-at e Euro 2020. Ndryshimi drastik i humorit të tifozit të Zvicrës brenda pak minutash pushtoi rrjetet sociale dhe jo vetëm.
Një televizion zviceran ka arritur ta identifikojë këtë tifoz, ai quhet Luca Loutenbach dhe ka thënë se as vetë nuk e kuptoi çfarë i ndodhi në ato momente. Për tifozin pasionant Loutenbach ndërkohë kanë filluar të vijnë përfitimet e para.
“Swiss Air” i ka ofruar atij një biletë për të ndjekur nga afër ndeshjen çerekfinale me Spanjën, që luhet në Rusi.
Po ashtu, Zyra Zvicerane e Turizmit i ka ofruar këtij tifozi special pushimet falas në një vend që do ta zgjedhë ai vetë. Momente magjike për zviceranin, që pasi përjetoi ato emocione të forta dhe të kundërta gjatë Zvicër-Francë, tani mund të shikojë një tjetër sfidë të Euro 2020 nga afër dhe gjithashtu mund të bëjë një palë pushime për qejf.