Astrologjia mund të thotë shumë për ne, edhe për personalitetin tonë.
Zakonet më të këqija të shenjës së dashit
Betohet: Dashi ka një mënyrë shumë ekspresive të të shprehurit me fjalë dhe dëshiron t’i komunikojë gjërat duke i theksuar sa më shumë. Por ky zakon mund t’i vërë në telashe.
Vepron pa u menduar: Ky zakon e bën dashit të digjet në zjarrin që ka ndezur vetë sepse e detyron të pësojë aksidente ose t’ia nisë gjësë nga e para sepse herën e parë nuk ka funksionuar mirë.
Ndërpret të tjerët: Kur dashi ka diçka për të thënë, ndjen një nevojë të madhe për të folur sa më shpejt edhe nëse dikush tjetër e ka fjalën.
Luan me flokët: Dashi i ka fiksim flokët dhe i prek gjatë gjithë kohës me duar. Gjithashtu pi shumë kafe. Është ok të pish kafe, por pirja e tepërt është simptomë e një ankthi ekstrem.
Sugjerim: Nëse ndonjë nga këto zakone ju jep bezdi, mos kini frikë. Nëse merrni frymë thellë dhe dëgjoni të tjerët, mund t’i luftoni ato. Kjo gjë do t’ju ndihmojë të menaxhoni stresin dhe impulsivitetin.
Zakonet më të këqija të shenjës së Demit
Thotë menjëherë ‘jo’: Demi përgjigjet ‘jo’ para se ta ketë dëgjuar të gjithë pyetjen. Duke bërë këtë, mund të humbasë mundësi të shkëlqyera, pasi nuk dëgjon njerëzit dhe nuk hapet ndaj mundësive të reja.
Bën shumë blerje: Dem i dashur, mund të shkosh në një qendër tregtare sa herë të duash, por mos harro që çdo kartë krediti ka një limit. Kjo shenjë shpesh e përdor shopping si terapi për të përballuar problemet, por kjo mund të çojë në lloje të tjera problemesh: në ato financiare.
Shtrëngon dhëmbët: Demi ka shpesh zakonin e të shtrënguarit të dhëmbëve ose të shtrënguarit të dhëmbëve. Sidomos kur është i stresuar.
Është i vështirë: Nëse Demi ka një mënyrë të preferuar të të bërit të gjërave dhe askush nuk e bind dot ta provojë ndryshe. Demi ka tendencë të jetë i ngurtë dhe ka një rutinë fiks.
Ka frikë nga ndryshimet: Demi ka shumë frikë nga ndryshimet. I eviton me çdo kusht.
Sugjerim: Kjo frikë nga ndryshimet mund ta çojë demin në zakone të tilla të këqija, prandaj duhet të mësojë t’i përballojë emocionet në mënyrë më të shëndetshme. Meditimi dhe impenjimet sociale mund të ndihmojnë shumë. Një drekë me një mik të mirë mund të ushqejë shpirtin më shumë se trupin.
Zakonet më të këqija të shenjës së Binjakëve
Thashetheme: Binjakëve u pëlqejnë historitë dhe dinë t’i nuhasin ato më të mirat. Por kjo gjë mund t’i çojë në thashetheme.
Telefoni yt është gjatë gjithë kohës i zënë? Nëse je kështu, je si shumë njerëz të tjerë, por sidomos si miqtë tanë të shenjës së Binjakëve.
Shumë i hallakatur: Ky është një problem i madh për Binjakun. Mendon gjithmonë për diçka tjetër ndërsa dikush është duke i folur për diçka, apo s’është kështu?
Ndihet i humbur: Është e përbashkët për të gjithë Binjakët kjo ndjesi. Dhe kjo mund ta bëjë Binjakun të godasë sa herë t’i jepet mundësia.
Mërzitet kollaj: Dhe për pasojë, është shumë shpesh në lëvizje
Sugjerim: Nëse këto zakone kanë shkaktuar probleme në jetën tuaj, qetësohuni, ekziston një mënyrë për të rishpikur rrotën. Mund të keni shumë benefite duke praktikuar vetëdijen dhe duke u përqëndruar në të tashmen.
Zakonet më të këqija të shenjës së Gaforres
Gaforrja sheh shumë TV: Me shumë mundësi, nëse jeni Gaforre, jeni i varur nga Netflix. Një mbrëmje në shtëpi nën shoqërinë e televizorit është e preferuara e Gaforres. Të qëndrosh në shtëpi është bukur, por edhe të dalësh herë pas here, të bën mirë.
Ankohet shumë: Gaforrja e çon në ekstrem historinë e ankesave për gjëra të ndryshme.
Frustrohet lehtë: Gaforrja mbushet me frustrime dhe pakënaqësi të cilat nuk e lejojnë të shkojë përpara. Kjo mund t’i çojë në mendime negative dhe ankesa të tjera.
Është një shenjë shumë e ndjeshme: Është gjë e mirë të jesh i ndjeshëm, por kur e kalon kufirin, provokon shumë stres. Duke qenë të ndjeshëm, emocionet intensive shfaqen në një mënyrë jo gjithmonë të shëndetshme, duke bërë të ndiheni keq.
Akumulon gjëra: Kjo veti mund të jetë e dobishme nëse punoni në një dyqan antikuarësh ose objektesh vintage. Përndryshe, ruajtja e gjërave të padobishme, thjesht sepse të sjellin kujtime, mund ta bëjë shtëpinë tuaj shumë të ngarkuar.
Sugjerim: Gaforren do ta ndihmonte shumë biseda me një terapist ose mik të mirë. Do ta bënte të ndihej më pak i trishtuar. Kur lidhet me njerëz të tjerë, Gaforrja ndihet në vëmendjen e tyre dhe mund t’i ndryshojë zakonet e këqija.
Zakonet më të këqija të shenjës së Luanit
Ndryshime të frikshme: Luani është një qenie problematike që ndryshon natyrë në mënyrë të frikshme, sidomos kur bëhet fjalë për një marrëdhënie ose për një punë ku ndihet i papaguar.
Shumë social: Luani e ndan pothuajse gjithë jetën e tij në rrjete sociale. Çdo sekondë. Nëse ka nevojë për të thënë diçka, është menjëherë online. Edhe pse mund të mos i marrë shumë kohë, kjo gjë i minimizon produktivitetin.
Ndihet i pasigurt: Luanit i pëlqen të duket sa më mirë dhe mund të bëhet i fiksuar ndaj çdo detaji.
I fiksuar pas nxirjes: Luani e do e diellin, por nxirja e tepërt mund t’i shkaktojë dëmtime në lëkurë.
E merr gjithçka si personale: Luani lëndohet lehtë dhe mund t’i marrë gjërat shumë personale edhe pse pala tjetër nuk ka pasur aspak qëllim ta lëndojë.
Sugjerim: Nëse këto rituale ju bezdisin shpesh, është mirë t’u kushtoni pak kohë emocioneve tuaja.
Zakonet më të këqija të shenjës së Virgjëreshës
Jep këshilla edhe atëherë kur askush nuk ia kërkon: dhe përgjithësisht kjo tingëllon më shumë si një kritikë. Duhet pasur kujdes me mënyrën e të sjellurit si dhe kur u ofron këshilla atyre.
Shqetësohet shumë: Virgjëresha tërhiqen nga perfeksionimi deri në ekstremittet dhe kjo mund të jetë një motiv për t’u shqetësuar. Kjo mani për ta pasur gjithçka në mënyrë korrekte mund ta vendosë Virgjëreshën në një gjendje kontrolli të vazhdueshme të gjërave duke e bërë maniake të kontrollit.
I zvarrit gjërat: Kaq shumë sa shqetësohet Virgjëresha, normalisht përfundon duke vonuar gjërat.
Të demoralizon: Edhe njëherë, kërkimi i perfeksionit nga ana e Virgjëreshës mund t’ju shtyjë të jeni i ashpër me veten kur gjërat nuk ndodhin 100% siç është planifikuar.
Sugjerim: Virgjëreshat mund të përfundojnë duke u kapur pas detajeve. Duhet ta shihni jetën nga një këndvështrim i përgjithshëm, të relaksoheni dhe të shijoni jetën. Janë shumë kreativë dhe ndihmojnë në mënyrë shumë kreative. Kanë nevojë ta rregullojnë maninë e të pasurit gjithçka nën kontroll.
Zakonet më të këqija të shenjës së Peshores
Shpenzon shumë: Peshorja është një tjetër shenjë që e përdor konsumin si terapi. Gjithashtu duhet të rishikojë edhe ritualet e të pirit.
Harron emrat e të tjerëve: Peshorja e do shumë rrethin e saj social. I pëlqen të bëjë pjesë edhe tek influencerët.
Nuk thotë dot ‘jo’: Peshores i pëlqen t’ua bëjë qejfin të tjerëve dhe shpesh thotë ‘po’ edhe kur duhet të thotë ‘jo’. Kjo u shkakton shpesh një program të mbingarkuar.
Dashurohet shumë shpejt: Është normale për peshoren të dashurohet me idenë që ka për një person dhe jo me atë që është vërtet. Peshorja është romantike, por jo shumë logjike.
Do që t’ju pëlqejë të tjerëve: Bën gjithçka që mundet për të evituar konfliktet.
Sugjerim: Peshorja mund të mësojë pak nga Dashi, shenja e saj e kundërt dhe të jetë pak më e përqendruar herë pas here. Do ta ndihmonte të evitonte stresin dhe t’i bënte të tjerët të lumtur here pas here.
Zakonet më të këqija të shenjës së Akrepit
Është obsesiv: Akrepi është shenja më obsesive e zodiakut.
Kontrollon gjithçka: Akrepi ndien nevojën për të pasur kontrollin e gjithçkaje në jetë dhe kjo mund të sjellë sfida të mëdha në marrëdhënie.
E përjeton shumë keq dështimin: Askujt nuk i pëlqen të dështojë, por akrepit një dështim do t’i shkaktonte pagjumësi për një kohë të gjatë.
Është shumë i rezervuar: Akrepit i duhet një përjetësi për t’u hapur. Kjo mund të ketë ndikim tek marrëdhëniet e tij, pasi mund të mbyllet akoma më shumë në vetvete ose të ndihet i poshtëruar.
Ka pritshmëri të mëdha: Besnikëria e akrepit nuk mund të vihet në diskutim. Megjithatë limitet e intensitetit të tij nuk janë në të njëjtin nivel me shumicën e njerëzve. Për këtë arsye mund të mendoni se akrepi kërkon shumë.
Sugjerim: Cila është mënyra më e mirë për t’u përballuar me frikën e të hapurit? Akrepi mund të përfitojë shumë nga meditimi i cili e ndihmon me mendimet obsesionuese. Dhe duhet t’u besojë më shumë njerëzve.
Zakonet më të këqija të shenjës së Shigjetarit
Baste: Ky zakon mund t’i sjellë shumë probleme një Shigjetari, përveç rrezikut se mund t’i kthehet në një varësi.
Gjen mënyrën e gabuar për t’i thënë gjërat: Shigjetari nuk ka për qëllim të ofendojë askënd, por shpesh flet pa u menduar më parë. Mund të flasë aksidentalisht, pa filtra.
Punon fort: Shigjetari ka tendencën për të punuar shumë. Nëse njihni dikë që qëndron deri vonë në zyrë dhe vrapon shpesh, është shigjetar.
Nuk ka limite: Shigjetari e do lirinë dhe nuk i pëlqen t’i kufizohet. Për këtë arsye, mund të ndryshojë ide lehtë dhe mund t’i harrojë prioritetet dhe njerëzit me të cilët bashkëpunon.
Është i paduruar: Ka ide të mëdha, por i ndjek ato para se të elaborojë një plan. Kjo mund t’i bëjë gjërat më të vështira dhe të komplikuara.
Sugjerim: Sigurohuni të kujdeseni për veten dhe për energjitë tuaja pa infinit, duke iu dedikuar hobive dhe duke marrë kohë për t’u argëtuar.
Zakonet më të këqija të shenjës së Bricjapit
Përhumbet në mendimet e tij: Bricjapi është një zgjidhës i mirë i problemeve dhe humbet kollaj në mendimet e tij. Por ndonjëherë është më mirë ta lësh jetën të rrjedhë vetë, pa qenë nevoja të planifikosh çdo detaj të saj.
Është shumë autokritik: Bricjapi mund të jetë shumë i ashpër, kritik dhe impenjativ ndaj vetes.
Punon shumë: Ekuilibri është shumë i domosdoshëm për Bricjapin. Ka nevojë për dikë që t’i kujtojë se ka nevojë edhe të argëtohet.
Ka frikë nga më e keqja: Tek çdo gjë mendon më të keqen dhe ka talentin më të madh për të qenë pesimist.
Pi shumë kafe: Bricjapi është një shenjë tjetër që është e varur nga kafeja. Për të qenë në të njëjtin hap me programin e garës, Bricjapi mund të varet nga kafeina.
Sugjerim: Mënyra më e mirë për të qenë në një hap me rutinën tuaj frenetike dhe negativitetin, është të kujdeseni për veten. Dhe nëse ka qenë më shumë se një person që ju ka thënë se jeni maniak i punës, konsiderojeni si një shenjë.
Zakonet më të këqija të shenjës së Ujorit
I lodhur nga lajmet: Ujori shqetësohet për lajmet dhe drejtimet e botës, por zakonisht në një mënyrë shqetësuese. Ujori mund të mërzitet nga lajmet dhe të humbasë besimin tek bota.
Luan shumë: Nëse humbisni shumë kohë duke luajtur, sigurohuni ta kundërbalanconi këtë zakon me gjëra të tjera. Ujori mund të përhumbet në botën teknologjike.
Humb shumë kohë online: Keni një zakon shumë të fortë të të naviguarit në internet dhe për t’u përhumbur aty. Mund të kaloni orë të tëra duke parë postimet e Instagramit ose duke lexuar blogje.
Fle deri vonë: Nëse flini deri pas orës 2 të drekës, kujdes. Ujori nuk është shenja më e mirë e kujdesshme për shëndetin. Mendja e tyre është gjithmonë e zënë sa harrojnë të hanë, të ushtrohen fizikisht dhe të flenë.
E ka kokën në re. Rreth 5 tema njëherësh mund të rrotullohen në kokën e ujorit. Dhe kjo mund t’i japë përshtypjen se është ‘out’.
Sugjerim: Nëse mendoni që këto zakone duhen riparë, merrni pak kohë për t’u kujdesur për veten. Do të mund të shkonit për të fjetur pak më herët sot? Si thoni ta provonit?
Zakonet më të këqija të shenjës së Peshqve
Ëndërrimtarë: Peshqit bëjnë pjesë tek një botë e mrekullueshme dhe e pasur, por gjithmonë qëndrojnë në nivelin e fantazisë. Edhe pse kjo botë frymëzon art, muzikë, histori peshqit përsëri nuk gjejnë kohë e hapësirë për të bërë diçka.
Shpenzojnë shumë: Peshqit janë ëndërrimtarë edhe kurë bëhet fjalë për financat e tyre, çka i bën të jenë gjithmonë me llambë të kuqe ndezur. Do të ishte mirë që peshqit të kishin gjithmonë një kontabilist ose këshillues financiar pranë.
I zvarrisin gjërat: Sidomos kur nuk u pëlqen të bëjnë diçka, e kanë zakon t’i lënë gjërat pezull. Zvarritja është gjithmonë problem për peshqit, të cilët lënë gjithçka për minutën e fundit.
Pinë shumë: Është ok nëse ju pëlqen ndonjë gotë herë pas here. Por peshqit e kthejnë shpesh zakonin e të priti në një nivel të rrezikshëm. Përveç përkushtimit ndaj aftësive të mëdha artistike, u duhet edhe meditim ose joga për t’u përqendruar në aktivitete jo—alkoolike.
Nuk i mbajnë premtimet: Peshqit nuk janë më të mirët kur është fjala për t’u zotuar për diçka. Por edhe nëse bëjnë një premtim, me shumë mundësi do ta thyenin atë.
Sugjerim: Peshqit kanë tendencë të bien në rituale të këqija kur nuk e menaxhojnë dot botën reale. Janë shumë sensitivë ndaj ndjenjave të të tjerëve dhe mund të kenë nevojë për strategji që ekuilibrojnë këto ndjenja kontrastuese. Ju këshillohet të shkruajnë artikuj, blogje ose ndonjë libër, ose të pikturojnë e të flasin me miqtë pasi këto gjëra mund t’i ndihmojnë.