NJOFTIM PËR TRAJNIM
FED invest, partner i projektit “Ndërtimi i bazës së njohurive për ndërmarrjet e vogla dhe shumë të vogla” – Skills4MSEs
FED invest është pjesë e projektit të përbashkët “Ndërtimi i bazës së njohurive për ndërmarrjet e vogla dhe shumë të vogla” Skills4MSEs. Qëllimin kryesor i këtij projekti eshte zhvillimi i një strukture ndërkufitare të integruar për ofrimin e shërbimeve të zhvillimit të biznesit dhe mjeteve të tjera mbështetëse për ndërmarrjet e vogla dhe shumë të vogla, ekzistuese apo potenciale në formë elektronike dhe fizike, me fokus në:
- Aftësitë themelore të sipërmarrjes
- Aftësi komunikimi
- Aftësi teknologjike
Njoftim për trajnim
Organizuesi | FED invest |
Tema e trajnimit | “Kontabiliteti, Raportimi dhe Analiza Financiare e Biznesit” |
Data e trajnimit | Ditën e Martë dt.18.05.2021 |
Vendi | Trajnimi do të organizonet Online në platformën ZOOM |
Për më shumë infomacion ju lutem kontaktoni në adresën e emailit [email protected] ose në numrin e celularit 069 70 60 000.
Ky projekt financohet nga fondet e Bashkimit Europian në kuader te programit
ʺInterreg Balkan-Mediterraneanʺ Skills4MSEs me kohëzgjatje deri në fund të vitit 2021 në të gjitha zonat ku FED invest operon.