Extra Nju Jorku pa makina?

Nju Jorku pa makina?

Nju Jorku pa makina është plani i kryebashkiakut Bill de Blasio për vitin e fundit të mandatit të tij.

Vizioni i kryebashkiakut të Nju Jorkut është të transformojë rrugët duke u dhënë më shumë hapësirë ​​këmbësorëve dhe çiklistëve dhe të kufizojë lëvizjen e makinave në vend.

Tri pikat kryesore të revolucionit kundër automjetit me katër rrota ”Bridges for the People” (”Ura për njerëzit”) do të pasqyrohen me me ndërtimin e rrugëve të dedikuara për biçikletat përgjatë karrexhatave të makinave në urat ”Brooklyn” dhe ”Queensboro”.

Shëtitorja aktuale e përbashkët për çiklistët dhe këmbësorët do t’i kushtohet tashmë vetëm këtyre të fundit.

De Blasio këmbëngul që programi i tij duhet të jetë i përhershëm.

Mbyllja e rrugëve për trafikun për të lejuar restorantet për të akomoduar klientët jashtë gjatë pandemisë do të lejohet gjatë gjithë vitit duke sjellë kështu Nju Jorkun më afër modeleve europiane.