Ndodh rrallë që ai të gabojë dhe kur Manuel Nojer është në një ditë të keqe, atëherë ka shumë pak gjasa që Bajerni t’ia dalë.
“Nuk mendoj se është një fitore e pamerituar nga Liverpuli. Patëm shumë pak raste. Ishim shumë të motivuar. Të gjithë ishin të karikuar për ta fituar këtë ndeshje, por goli na vrau në një moment të papërshtatshëm”, tha portieri i Bajernit, i cili e komentoi kështu gabimin e tij te goli i parë i Sadio Manesë: “Në thelb doja që ta bllokoja përballë dhe nëse ai do të kishte ecur edhe pak më shumë, unë do të isha përballë tij, por ai bëri një rrotullim në vend dhe ndodhi ajo që ndodhi. Po të kisha qëndruar në portë, do të ishte një situatë një kundër një. Unë e kuptoj kur nuk dukem mirë, por Mane thjesht veproi shkëlqyeshëm në atë aksion”.