Kulturë Nolan kritikon “Warner Bros”: Transmetimi i “Tenet” në HBO, goditje për kinemanë

Nolan kritikon “Warner Bros”: Transmetimi i “Tenet” në HBO, goditje për kinemanë

Fundi i kinemasë duket se po vjen andej nga po vjen fundi i botës siç e njohim: interneti. Regjisori i njohur Christopher Nolan ka kritikuar vendimin e kompanisë “Warner Bros” për transmetimin e filmit të tij të fundit, Tenet, përmes platformës online HBO Max.

Nolan e ka quajtur këtë të fundit si shërbimin më të keq, ndërkohë që vendimin e ka cilësuar si pa kuptim në planin ekonomik.

Warner Bros ka vendosur të aplikojë praktikën e transmetimit të filmit në stream për 17 prodhime gjatë vitit 2021, por aktorë të kësaj industrie mendojnë se një gjë e tillë do të prekë në mënyrë të pakthyeshme kinematë, qysh tani të prekura nga pandemia.

“Warner Bros nuk po e kupton se çfarë po humbet”, ka thënë ndër të tjera Nolan.

Vendimi vjen pas një paraqitjeje jo shumë të mirë të filmit në kinema për 3 muaj në kushtet e një praktike sipas të cilit filmi jepet në platforma 75 ditë pasi është shfaqur në kinema.

HBO synon të shndërrojë shikuesit e produkteve të tilla në përdorues të regjistruar, në garë me Netflix që ka 195.2 milionë përdorues.